Zaev: Qeveria është fokusuar në sigurimin e zgjidhjeve për hedhjen në treg të prodhimeve bujqësore

Maqedonia

Zaev: Qeveria është fokusuar në sigurimin e zgjidhjeve për hedhjen në treg të prodhimeve bujqësore

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:10
Kryeministri Zoran Zaev

Banka Botërore ka siguruar 30 milionë euro për të ndihmuar në ndërtimin e qendrave të shpërndarjes dhe përpunimit në të gjithë vendin, me të cilën do të maksimizojmë rendimentet dhe rentabilitetin e fermerëve, tha kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Zaev, në pjesën e dytë të seancës parlamentar kushtuar Pyetjeve të deputetëve, theksoi se qeveria është e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për hedhjen në treg të produkteve bujqësore, që është një nga çështjet e rëndësishme për të ardhurat e fermerëve.

Ai vuri në dukje se mundësia e tretë për financimin e ndërtimit të qendrave të përpunimit apo shpërndarjes është përmes programit IPARD.

“Besoj se me një fokus real dhe me ndërtimin e pikave të blerjes, objekteve të përpunimit dhe qendrave të shpërndarjes, ne gjithashtu do të ndihmojmë bujqësinë të jetë përsëri një degë dinjitoze”, tha Zaev .

Ai theksoi se procedura të tilla do të fillojnë këtë verë dhe tashmë në vendet e caktuara në fazën e duhur do të fillojë ndërtimi i qendrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat