Zaev pas iftarit të shtruar: Ramazani është bashkues

Maqedonia

Zaev pas iftarit të shtruar: Ramazani është bashkues

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:25
Zoran Zaev mbrëmë ka shtruar iftar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë ka shtruar iftar për bashkëpunëtorët dhe për zyrtarët shtetëror.

“Dua që në emër tim dhe në emrin e gjithë Qeverisë të ju uroj mirëseardhje në iftarin tonë për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ka mbetur edhe pak deri në fundin e muajit të shenjtë dhe tani është koha që muslimanët të ndjejnë ngritjen shpirtërore dhe pastrimin fizik nga ushqimi. Ky muaj është mundësi që familjet dhe të afërmit të bashkohen dhe kjo ndikon pozitivisht edhe në shoqëri. Për këtë edhe jemi së bashku” tha mes tjerash Zaev.

Në iftarin e shtruar nga kryeministri kishte përfaqësues nga të gjitha institucionet e vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat