Publikuesi i “bombave”: Ose do të burgosen të kriminalizuarit ose bie edhe Zaevi

Maqedonia

Publikuesi i “bombave”: Ose do të burgosen të kriminalizuarit ose bie edhe Zaevi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:24
El Cheka

Publikuesi i bombave në rrjetet sociale për zyrtarët e BDI-së ka shkruar në profilin e tij, duke thënë se publikimin e bombave e bën në konsultim me avokatin dhe të njejtat do t’i dërgojë në DASH, CIA dhe në Ambasadën Amerikane në Shkup, përcjell Telegrafi.

“Ja, une jam El Cheka nëse nuk më njihni!

Tani, politikeberesit e kriminalizuar dhe injorante ne MV, te tipit Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Beqir Hasani si dhe shume kelyshe atje do ta kuptojne perkushtimin tim ne drejtim te kesaj ceshtje.
Une, dalengadale dosjet dhe incizimet qe posedoj, ne konsultim me avokatin tim , do ti publikoj per te gjithe, dhe pastaj do ti dergoj ne DASh, ne CIA dhe ne Ambasaden Amerikane ne Shkup.
Ne MV, ose do te burgosen te kriminalizuarit, ose bie edhe Zaevi!”(sic) ka shkruar ai në Facebook.

Profili “El Cheka” është duke publikuar pa ndalë materiale të përgjuara kurse të njejtat thotë se i ka marrë nga pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”.

Nga BDI-ja nuk e kanë komentuar aspak kurse Zoran Zaev tha se ka ligj për publikim të materialeve të përgjuara dhe se nuk i ka dëgjuar ato që të thotë a janë nga “bombat” e tij apo jo.

MPB nga ana tjetër ka ngritur padi penale ndaj personit “El Cheka” kurse me “bombat” që ai publikon do të merret edhe Prokuroria Speciale Publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat