Italia mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Italia mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:15
Osmani dhe Dimitrov, në takimet në Romë

Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Italisë, realizuan takim me ministrin e Punëve të Jashtme Enco Moavero Milanezi, si dhe me kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet nga Ballkani Perëndimor në Senatin italian Luçano Dalfonso, ku është shprehur përkrahje e fuqishme nga ana e Italisë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Osmani dhe Dimitrov, në takimet në Romë, shprehën mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Italisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë bindje të forta nga ana e ministrit Milanezi dhe senatorit Dalfonso, se Italia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të samitit të ardhshëm të qershorit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat