SHGM: Gazetarët nuk duhet të jenë edhe këshilltarë qeveritar

Maqedonia

SHGM: Gazetarët nuk duhet të jenë edhe këshilltarë qeveritar

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:00
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Të gjithë gazetarët të cilët kanë konflikt interesi dhe kanë angazhime të tjera brenda Qeverisë apo institucioneve të tjera publike të përcaktohen nëse ata do të merren me gazetarinë ose me ndonjë profesion apo funksion tjetër publik, bëjnë thirrje nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

“Pas informacioneve publike se disa gazetarë janë të angazhuar nga institucionet në nivel shtetëror dhe lokal, ne dëshirojmë të theksojmë se kjo është në kundërshtim me Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Në parimet themelore, të cilat janë pranuar nga të gjithë anëtarët tanë, një nga detyrat themelore profesionale të gazetarëve është “kontrolli i qeverisë dhe subjekteve të tjera të jetës publike”, thuhet në deklaratën e SHGM-së.

Për më tepër, sipas Kodit, “gazetarët luajnë një rol në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, ata do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimet, do të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe kontrollin e qeverisë dhe subjekte të tjera nga jeta publike”, thuhet në deklaratën e SHGM-së.

Nga Laberatoria Hetuese të Reporterëve njoftuan se Ljubisha Stankoviç, gazetar në “Tv24”, është në listën e pagave të kabinetit të kryeministrit. Që nga prilli i vitit të kaluar, ai është angazhuar në Këshillin për reformat gjyqësore dhe merr një pagesë mujore prej 30.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat