Delegacion kuvendor në Sesionin pranveror të AP të NATO-s

Maqedonia

Delegacion kuvendor në Sesionin pranveror të AP të NATO-s

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:38
Delegacioni i Kuvendit të Republika e Maqedonisë së Veriut

 Në kuadër të mbledhjes së rregullt të AP të NATO-s, në Sesionin pranveror që do të mbahet prej sot deri më 3 qershor të vitit 2019 në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit. Në delegacion janë edhe anëtarët Katerina Kuzmanovska dhe Vesel Memedi, nënkrytetar i Kuvendit.

Sesioni pranveror i AP të NATO-s mbahet në vitin kur festohet 70 vjetori i themelimit të Aleancës atlantike të veriut, 15 vjetorin e aderimit të Republikës së Sllovakisë në të dhe 15 vjetorin e mbajtjes së sesionit të parë parlamentar të AP të NATO-s në Bratisllavë.

Mes temave, në të cilat do të diskutohet në sesion janë konfirmimi i vlerave të Aleancës, ndërtimi i kapaciteteve të saj për përballje me sfidat e ardhshme, situata në Ukrainë, stërvitjet e NATO-s dhe leksionet e mësuara, zhvillimi i sigurisë në hapësirën atlantike të veriut, siguria në Afrikë, raportet mes NATO-s dhe Rusisë, përforcimi i sajber-sigurisë, si dhe sanksionet ekonomike si mjet në politikën e jashtme.

Në seancën plenare, janë parashikuar fjalime të Medlin Mun, kryetare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Andrej Kiska, presidenti i Republikës së Sllovakisë, Andrei Danko, kryetari i Këshillit Kombëtar: Peter Pelegrini, kryeministri i Republikës Sllovake dhe ambasadori Alehandro Alvargonzalez, sekretari i përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë së NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat