Maqedoni: Dita botërore e duhanit, apele për ndërgjegjësim

Maqedonia

Maqedoni: Dita botërore e duhanit, apele për ndërgjegjësim

Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:03
Dita botërore e duhanit

Çdo të katërtën sekondë vdes një person si pasojë e pirjes së duhanit. Konsumimi i duhanit është radhitur si shkaktari numër një i kancerit në mushkëritë e bardha si dhe i më shumë se dy të tretave të rasteve të vdekjes në nivel global. Në Maqedoni 46% e popullsisë nga mosha 15-64 vjeçe janë konsumues të duhanit. Ndërsa tronditës paraqitet fakti që mijëra të rritur si dhe numër i lartë i fëmijëve nën 5 vjeç vdesin si pasojë e infeksioneve respiratore që vijnë nga qëndrimi në ambientet ku ka tym duhani. Në Maqedoni ekzistojnë 10 qendra këshilluese për personat e varur nga duhani, mirëpo Instituti i Shëndetit Publik thotë se vetëm një përqindje e ulët arrijnë që të shmangin përdorimin e tij.

“Nga kanceri në mushkëritë e bardha brenda vitit vdesin rreth 800 njerëz, që i bie rreth 40 në 100,000 banorë. 29:15 Nga 1271, tani kemi të dhëna se vetëm 4 persona kanë arritur ta lejnë duhanin pas një viti trajtim”, deklaroi Elena Qoseska, Instituti i Shëndetit Publik.

Nga Instituti i Shëndetit Publik kërkojnë që autoritetet Shëndetësore si dhe Qeveria të ndajë më shumë mjete buxhetore për luftën kundër konsumimit të duhanit.

“Rekomandimet tona janë që ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Maqedonisë patjetër të sigurojnë mjete buxhetore që të bëhet program i posaçëm parandalues për lënien e duhanit, e cila do t’i mbështet 10 Qendrat Këshilluese për lënien e duhanit që ato të kenë më shumë buxhet me të cilat do të munden të publikojnë, më shumë material propagandues, do kenë mjete të blejnë aparate që janë tregues të monoksid karbonit, të sigurojnë terapi farmaceutike”, u shpreh Elena Qoseska, Instituti i Shëndetit Publik

Krahasuar me vendet e rajonit Maqedonia kryeson për nga numri i personave të cilët janë konsumues të duhanit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se kjo është falë mungesës së kampanjave kundër duhanit. Ndërkohë Organizata botërore e Shëndetit parashikon që deri në vitin 2025 konsumimi i duhanit në nivel botëror të ulet për 30%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat