MB: Ajtov të mos e përziej ministrinë për interesat e tij personal

Maqedonia

MB: Ajtov të mos e përziej ministrinë për interesat e tij personal

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:13
Radmilla Sheqerinska

Ministria e Mbrojtjes, ka reaguar ndaj pohimeve të kryetarit të Sindikatës së Mbrojtjes dhe Siguri të cilët kërkuan dorëheqjen e ministres Radmilla Sheqerinska.

Nga Ministria i bëjnë thirrje Risto Itovit që të mos e përfshi ministrinë në marrëdhëniet e tij të keqësuara me anëtarët e Sindikatës dhe sindikatave tjera dhe mos të pretë që Sheqerinska do të thyej ligjet për shkak të interesave të tij.

“Konferenca e sotme për shtypit e kryetarit të Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë është e mbushur me sulme të pabaza dhe keqinformim. Ne nuk duam të besojmë se me këto sulme kryetari i SMS dëshiron të ushtrojë presion ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për punë të paligjshme në favorin e tij personal, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vërehet se më 14 janar 2019 SMS kërkoi nga Ministria e Mbrojtjes të financojë lojërat e Sindikatës, pas të cilave u theksua se sipas raportit të Zyrës së Revizionit Shtetëror fondet për këtë qëllim nuk duhet të paguhen sepse kjo është në kundërshtim me Ligjin për buxhetet dhe mund të karakterizohet si shpenzim i pajustifikuar i fondeve buxhetore.

Sipas kushteve në kazermë, thuhet se nuk ka investuar më shumë se dhjetë vjet dhe se Ajtov këtë e di mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat