Kryeministri Zaev shtron iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Maqedonia

Kryeministri Zaev shtron iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:31
Iftari i shtruar

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Republikës së Maqedonis së Veriut, Zoran Zaev organizoi Iftar. Në iftar morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, disa deputetë të Kuvendit, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi, ministrat të qeverisë, krerët e disa komunave në vendin tonë, rektorët e universiteteve shtetërore, biznesmenët dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

“Në çdo iftar, gjatë agjërimit të Ramazanit të përmendim dhe t’i japim forcë bashkësisë sonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një shtet, një shoqëri e besimeve të ndryshme, të cilët jetojnë së bashku dhe vazhdojnë ruajtjen dhe kultivimin e traditës që na është lënë. Le të jetë e bekuar kjo darkë dhe muaji i shenjtë i Ramazanit dhe le t’ju shoqërojë paqja dhe qetësia gjatë agjërimit të shenjtë”, u tha mes tjerash në fjalimin e kryeministri Zaev.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat