Prej ditës së sotme në Maqedoni në para mund të paguash deri në 500 euro

Maqedonia

Prej ditës së sotme në Maqedoni në para mund të paguash deri në 500 euro

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:05
Ilustrim

Prej ditës së sotme qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të paguajnë në para më së shumti deri në 500 euro, që sipas ministrit për Financa, kjo masë është luftë kundër ekonomisë së zezë.

“E rëndësishme është se kjo masë zbatohet me qëllim të ulet ekonomia e zezë dhe për arsye se me pagesë në të zezë, dëmtohen qytetarët. Për këtë arsye ndërmorëm masë për zbritjen e limit për pagesë në ‘cash’ dhe kjo masë zbatohet më herët për shkak se limiti i parë ishte 2.000 euro dhe u realizuar në mënyrë të suksesshme, më pastaj nga 1 janari u zbrit në 1.000 euro dhe nga sot do të jetë 500 euro”, deklaroi Tevdovski.

Kjo sipas ministrit është mirë për shkak se është kundër ekonomisë së zezë dhe kundër pagesave që nuk janë të paraqitura.

“Ne kemi kapacitet institucional të zbatojmë këtë masë, treguam se nga viti i kaluar se kjo në mënyrë të suksesshme zbatohet dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat