Nikolloski: Nuk ka pajtim, nëse me atë të kërkojnë amnisti për Zaevin dhe familjen e tij

Maqedonia

Nikolloski: Nuk ka pajtim, nëse me atë të kërkojnë amnisti për Zaevin dhe familjen e tij

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 11:12
Aleksandar Nikollovski

Në intervistë për Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM tha se “pajtimin e paramendojnë që të bisedojnë me OBRM-PDUKM-në për amnistinë e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerëve për krimet që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar”.

Sipas tij, një pajtim të tillë nuk do të ndodhë.

“Është interesante se pse tani LSDM e nisën këtë pajtim, për herë të parë flasin për pajtim. Sipas njohurive tona, ideja e pajtimit ka ardhur pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, për shkak se dihet se do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme kuvendare dhe pajtimin e paramendojnë në mënyrë që duan të bisedojnë me OBRM-PDUKM-në për amnistinë e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerëve për krimet që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar. Nëse kështu e mendojnë pajtimit, pajtim nuk do të ketë”, tha Nikolloski.

Ai kritikoi sërish Marrëveshjen e Prespës duke thënë se ndryshimi i emrit në Maqedoni mbulohej në strukutra të caktuara, se duhet përkrahur për të jetuar më mirë.

“Ja ku e keni jetën më të mirë. Viti i dytë me radhë që nuk fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat