Padi penale për shkak se ka marrë pagë edhe pas shkarkimit të saj

Maqedonia

Padi penale për shkak se ka marrë pagë edhe pas shkarkimit të saj

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:01
Para

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër një ish drejtore në Ohër për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Në njoftimin e SPB Ohër, ato sqarojnë se edhepse ajo nuk ka qenë drejtore, ka vazhduar të marrë pagë të drejtorit për disa muaj.

“Nga 23 korriku i vitit 2017 deri në nëntor të të njëjtit vit 67 vjeçarja E.S, si ndihmës drejtore në ndërmarrjen publike “Komunaleci i Ohrit” – Ohër, edhe pse është shkarkuar nga posti i drejtoreshës në këtë ndërmarrje publike, ka ndarë pagë si drejtore”, thonë nga SPB Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat