Gratë drejtuese në Qeveri nuk do t’i prekë “fshesa”

Maqedonia

Gratë drejtuese në Qeveri nuk do t’i prekë “fshesa”

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:33
Qeveria e Zoran Zaev

Gratë ministre në Qeverinë aktuale nuk do të preken nga “fshesa”. Këtë premtim e ka bërë sot kryeministri Zoran Zaev. Ai ka thënë se gratë do të kursehen sepse apo janë pak. Aktualisht në Qeveri në pozicione drejtuese janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministrja pa portofol e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostolska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat