Stoltenberg në Maqedoni të Veriut për bisedimet e fundit para antarësimit

Maqedonia

Stoltenberg në Maqedoni të Veriut për bisedimet e fundit para antarësimit

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:30
Jens Stoltenberg

Sekretari-Gjeneral i NATO’s Jens Stoltenberg ka rritur në Maqedoni të Veriut për një vizitë dy ditore.

Stoltenberg ka rritur në shtetin fqinj të dielën pasdite dhe do të takohet me liderët e vendit të hënën.

Shtetet anëtare të NATO’s dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje shkurtin e kaluar, duke hapur rrugën për antarësim, pasi që Maqedonia dhe Greqia kishin zgjidhur debatin e disa dekadave rreth emrit.

Greqia kishte bllokuar antarësimin e shtetit fqinj të saj në NATO që nga viti 2008. Arsyeja ishte se emri Maqedoni nënkuptonte që Shkupi të kishte pretendime territoriale në Greqi.

Deri tani 14 anëtare të NATO’s kanë ratifikuar marrëveshjen e zgjerimit. Stoltenberg ka mbërritur në Maqedoni bashkë me 29 ambasadorët e aleancës së Këshillit të Veri Atlantikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat