Cipras: Të bashkojmë forcat për zgjedhjet parlamentare

Maqedonia

Cipras: Të bashkojmë forcat për zgjedhjet parlamentare

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:47
Aleksis Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Cipras përgëzoi të gjithë fituesit e raundit të dytë të zgjedhjeve vendore të së dielës, pavarësisht nëse ata mbështeteshin apo jo nga SYRIZA dhe theksoi se pret që ata t’i bëjnë qytetet, rajonet dhe komunitetet më të mira gjatë mandatin të tyre të ardhshëm katër vjeçar.

”Tani duhet të bashkojmë forcat për nënën e të gjitha betejave, zgjedhjet kombëtare”, deklaroi Cipras.

“Në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dish si të fitosh dhe të dish si të humbësh, por, më e rëndësishmja është të ngrihesh dhe të vazhdosh të luftosh”, përfundoi ai.

Bashkia më e madhe në vend, ajo e Athinës, u fitua partia ”Demokracia e re”, kandidat i së cilës ishte Qirjako Micotaqis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat