Pushteti thotë se Gruevski për dorëheqje duhet të vijë në Kuvend

Maqedonia

Pushteti thotë se Gruevski për dorëheqje duhet të vijë në Kuvend

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:10
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë ditës së shtunë (1 qershor) dha dorëheqje nga posti i deputetit me arsyetimin që mos i mundësojë arsyetime qeverisë që të ik nga problemet reale dhe mos ju bëjë trysni deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Por për të dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, atij nuk i mjafton vetëm një postim në rrjetet sociale por duhet që t’i drejtohet edhe zyrtarisht Kuvendit të Maqedonisë.

“Deputeti mund të dorëhiqet. Dorëheqjen deputeti e bën personalisht në seancë të Kuvendit” thuhet në nenin 65 të Kushtetutës. Të njejtën e shkruan edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

është e sigurtë që Gruevski nuk do të vijë në Kuvend për të dhënë dorëheqje pasi ai do të arrestohet në kufirin e parë të Maqedonisë së Veriut ku do të tentojë futjen, për shkak fleturdhëresës së lëshuar.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ai mund që dorëheqjen dhe formularin e plotësuar ta nis edhe me postë të rekomanduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat