Bashkia e Shkupit do të paguajë afër 40 mijë euro për fluturimin e hendbollistëve të Vardarit

Maqedonia

Bashkia e Shkupit do të paguajë afër 40 mijë euro për fluturimin e hendbollistëve të Vardarit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:12
Bashkia e Shkupit

Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot para Kuvendit komunal tha “Prej mbrëmë jemi në kontakt me ekipen e hendbollit, deri tani kemi gjetur fluturim charter për klubin. Do të kushtojë, 39.500 euro. I njejti do të niset nga ora 14:30 kurse në Shkup do të jetë në ora 18:50. E kemi koordinuar avionin që të kryhen të gjithë procedurat e sigurisë, në vigjilje të samitit të NATO-s” tha Shilegov.

Gjithashtu, Shilegov kërkoi nga Këshilli që të ndahen rreth 2 milion denar për organizimin e pritjes madhështore të henbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat