ASH: “Fjalori” i Komitëve ndaj Shqiptarëve, Primitivë! MPB të hetojë thirrjet për nxitje të urrejtjes ndëretnike!

Maqedonia

ASH: “Fjalori” i Komitëve ndaj Shqiptarëve, Primitivë! MPB të hetojë thirrjet për nxitje të urrejtjes ndëretnike!

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:06
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka dënuar fjalorin e mbrëmshëm të grupit të tifozëve “Komitët” ku u fyen shqiptarët në baza etnike, transmteon Zhurnal.

Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse që ti hetojnë thirrjet për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe ti sanskionojnë ato.

Nga kjo parti thonë se është për të ardhur keq, kur nje grup fitozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tij, shfrytëzon rastin për ti fyer shqiptarët, dhe për të nxitur urrejtje ndër etnike.

“Sjellja e Komitëve tregon nje mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend ti gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët! Ky fenomen ndodh gjithmonë, si ne rast humbje dhe fitoreje, per vite me rradhë. Madje shpesh herë ky grup tifozeve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatruar prona shqiptare, dhe asnjeher askush nuk ka mbajt përgjegjësi. Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjeher antarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata jane inkurajuar. Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që të ndërmar masa ndaj personave dhe tifogrupeve qe nxisin urrejtje, ndëretnik dhe promovojne gjuhe të urrejtjes, madje duke e berë ate jo vetëm nëpër stadiume por edhe ne sheshin e Shkupit, sic ishte rasti i mbrëmshëm i tifozërisë së Ekipit Vardar, Komitët”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat