PTHP me padi ndaj publikuesit të “bombave” për zyrtarët e BDI-së

Maqedonia

PTHP me padi ndaj publikuesit të “bombave” për zyrtarët e BDI-së

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:28
Pergjimet

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur padi penale për “Përgjim dhe incizim të paligjshëm” ndaj një personi nga fshati Turin, që prezantohet si “El Cheka” thuhet në njoftimin e PTHP-së dërguar mediave. Nga PTHP thonë se padinë e kanë dërguar tek prokuroria e Kërçovës.

“PTHP e ka zbuluar se personi në fjalë bombat i plason në rrjetet sociale nga Chicago e SHBA-ve, dhe ka kërkuar nga organet atje për të ndërmarrë masa që të pengojë këtë publikimi të “bombave” të jashtligjshme”, thonë nga PTHP-ja.

Nga PTHP thonë se janë duke kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare që të marrin informacione zyrtare nga rrjeti social “Facebook” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat