CIVIL: Sporti duhet t’i tejkalojë dallimet etnike, dhe jo ti nxisë

Maqedonia

CIVIL: Sporti duhet t’i tejkalojë dallimet etnike, dhe jo ti nxisë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:40
Civil

Në një kumtesë të lëshuar nga Civil – Qendra për  liri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos jenë pre e provokimeve dhe në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta festojnë kthimin e kampionëve evropianë.

“U bëjmë thirrje hendbollistëve ta dënojnë ashpër çdo tentim për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”, thonë nga Civil.

Ata kërkojnë nga institucionet të reagojnë me kohë dhe të mos lejojnë edhe një “kremte të urrejtjes” dhe të marrin masa urgjente, t’i hetojnë këto raste dhe urgjentisht ta ndëshkojnë nxitjen e dhunës dhe urrejtjes ndëretnike.

“U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve dhe i inkurajojmë t’i paraqesin të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes dhe veprimet nga urrejtja”, thonë nga kjo Civil – Qendra për liri duke dënuar ashpër të gjitha format e nxitjes së dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike.

Nga Civil thonë se do t’i ndjekin ngjarjet lidhur me incidentet e mbrëmshme dhe se mosndëshkimi i këtyre veprimeve duhet të ndalet përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat