Stoltenberg: Anëtarësimi i plotë, në fillim të 2020-s - Bota Sot
Stoltenberg: Anëtarësimi i plotë, në fillim të 2020-s

Maqedonia

Stoltenberg: Anëtarësimi i plotë, në fillim të 2020-s

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:07
Jens Stoltenberg

Kur mund të konsiderohet, se shteti ynë është anëtare e NATO-s?

Ne presim që procesi i ratifikimit, që ndodhë në parlamentet e 29 vendeve aleate, të ratifikojnë protokollin e aderimit, ta nënshkruajnë, që mund të përfundojë në më pak muaj. Zakonisht zgjatë 1 vit dhe në tani është i njëjti rast, do të jetë gati në fillim të vitit 2020. Duhet të kujtojmë se aleatët tanë, kanë nënshkruar protokollin e aderimit, ajo që mbetet për tu bërë, është që parlamentet e ndryshme duhet ta mbështesin, konfirmojnë atë me nënshkrim. Ne nuk presim asnjë problem, sepse kjo është e mbështetur fortë nga qeveritë në të gjitha 29 vendet aleate.

Pra, kjo mund të ndodhë në muajin e fundit të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm?

Nuk është e mundur të thuhet kjo, sepse janë procese që ndodhin në kryeqytetet, në parlamentet e 29 vendeve anëtare të NATO-s, dhe varet nga procedurat dhe proceset në vendet e ndryshme. Por, normal zgjatë 1 vit dhe nëse ky është rasti për Maqedoninë e Veriut, atëherë ajo do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk mund të ju them datën e saktë, sepse varet nga proceset e kryeqyteteve të ndryshme. Çështja e rëndësishme është se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare, të gjitha aleatet e kanë nënshkruar Protokollin dhe ne e mirëpresim kurajon, urtësinë e Maqedonisë së Veriut, Qeverinë tuaj, Kuvendin, faktin që ishit në gjendje ta nënshkruani Marrëveshjen e Prespës, ta zgjidhni një problem historik, lidhur me emrin. Ashtu siç e bëtë ishte shumë mirë për tërë rajonin, për Maqedoninë e Veriut dhe për NATO-n, që tani mund të ketë edhe një anëtar të ri, Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të.

Sigurisht se për tu bërë pjesë e NATO-s, u ndryshua emri i shtetit. Por, sa ka bërë reformat e duhura Maqedonia e Veriut, që të bëhet pjesë e kësaj Organizate?

Maqedonia e Veriut, tashmë ka zbatuar reforma dhe kjo ka qenë pjesë integruese e procesit që çon drejt nënshkrimit të protokollit pranues, anëtarësimit në NATO. Të modernizosh forcën ushtarake, të zbatosh reformat në institucionet e sigurisë, sigurimi i të pasurit kontroll demokratik mbi Shërbimin e inteligjencës, institucionet e sigurisë, të gjitha këto reforma janë shumë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në NATO, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, po ashtu është shumë me rëndësi për NATO-n. Unë besoj fortë se këto reforma si  lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit janë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjitha vendet, pavarësisht anëtarësimit në NATO. Por mbi të gjitha ishte e nevojshme të zbatohen këto reforma, që të bëheni anëtare e NATO-s, dhe këto po ashtu ju ndihmojë siç lëvizni drejt anëtarësimit në BE, apo për fillimin e bisedave aderuese me BE-në. Nuk më takon mua të komentoj për BE-në, por ajo që mund të them është se e di, sa më shumë jepni rezultate në reforma, jeni më shumë vendimeve të BE-së për fillim të bisedimeve të pranimit.

Me anëtarësimin në NATO, a i eviton Maqedonia e Veriut rreziqet e sigurisë? Cilët rreziqe potenciale mbeten, pas anëtarësimit?

NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori. Kemi qenë në gjendje të sigurojmë paqen, asnjë aleat i NATO-s, nuk është sulmuar nga themelimi i NATO-s para 70 viteve. Pse jemi të fortë, është sepse jemi së bashku, kemi deklaruar në Marrëveshjen e themelimit se e mbrojmë njëri tjetrin bazuar në parimin “një për të gjithë, të gjithë për një”, nëse njëri aleat është sulmuar, kjo atëherë e tangon tërë aleancën, dhe kjo na mban të sigurt. Pastaj, gjithmonë ka rreziqe për sulme kibernetike nuk ka mundësi të garantojmë 100% siguri për këtë, por ajo që dimë është se si pjesë e Aleancës deri sa jemi pjesë e Aleancës, do të jemi në gjendje të përgjigjemi, të veprojmë nëse cilido aleat është në shënjestër të çfarëdo lloji të sulmit.

Cilat do të jenë përfitimet e anëtarësimit në planin ekonomik, a do të thotë kjo se mund të presim investime më të mëdha?

NATO-ja është me rëndësi të madhe për të gjithë anëtarët. Së pari, meqë ju mundësojmë siguri, stabilitet, paqe, dhe asnjë anëtar i NATO-s nuk është sulmuar që nga themelimi i NATO-s. Njëherësh, e dimë se siguria është baza për prosperitet. Nëse ke mjedis të mbrojtur dhe të sigurt, nëse mund të garantosh paqe, atëherë kuptohet se është më lehtë të investosh, të ndërmarrësh rrezikun, të zhvillosh produkte të reja, ide të reja dhe për të huajt që të investojnë më shumë. E kam parë këtë, e kemi parë në Mal të Zi pasi aderuan, investimet në Mal të Zi shënuan rritje të dukshme dhe e kemi parë tani, gjatë vitit të kaluar rritje të investimeve në Maqedoninë e Veriut. Edhe një herë tregon se siguria është baza për rritje ekonomike dhe prosperitet. Prandaj, mbi të gjitha kuptohet se keni përfitime për Maqedoninë e Veriut që do të uleni në tavolinën e NATO-s dhe do të merrni pjesë në vendimet që janë të rëndësishme për të gjithë ne, keni fjalë të barabartë dhe së bashku me aleatët tjerë dhe ministrat e Shkupit, tashmë kanë marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s, të ministrave të mbrojtjes dhe atyre të jashtëm dhe kryeministri Zoran Zaev do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s, me presidentin e SHBA-së, presidentin e Francës, kryeministrin e MB-së, kancelaren e Gjermanisë dhe shumë liderë të tjerë, në dhjetor kur do të takohen anëtaret e NATO-s, kështu që ju jeni në tavolinë, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme për vendin tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...