VMRO-DPMNE: LSDM dhe Zoran Zaev shkatërrojnë ekonominë e Maqedonisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Zoran Zaev shkatërrojnë ekonominë e Maqedonisë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 12:07
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM dhe Zoran Zaev e shkatërrojnë ekonominë e Maqedonisë”.

“Asgjë nga ajo që është premtuar Zaev dhe Angjushev nuk u realizuan. Ekonomia fundoset, qytetarët mezi mbijetojnë. Nuk ka paga më të larta, s’ka investime, s’ka punësime, s’ka prosperitet ekonomik. Investimet janë katastrofale dhe nuk ka asgjë nga premtimet e Zaevit se do të ketë ‘boom’ investues. Të dhënat zyrtare të BPRM-së thonë se në tremujorin e parë të vitit 2019 është 29.68 milionë euro, që është rezultat më dobët në dhjetë vitet e fundit”, thonë nga kjo parti.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se 500.000 qytearë jetojnë në pragun e varfërisë ndërsa të tjerët mezi ja dalin në fund ndërsa dëshmia se LSDM gënjen, thonë nga kjo parti, është se nuk ka investime kapitale.

“Investimet kapitale deri në prill janë 9.38 për qind. Zoran Zaev Koço Angjushev dhe Sugarevski duhet të kërkojnë falje qytetarëve për rrenat e thëna, dhe mospërmbushjen e premtimeve dhe mizërinë që vijnë nga mospuna e tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Se gjendja është alarmante në ekonomi, sipas VMRO-DPMNE-së, tregojnë edhe faktet dhe të dhënat zyrtare të rritjes së borxhit publik prej mbi 50 për qind dhe se Tevdovski gajtë muajit maj i futi në borxh qytearët për 388 milionë euro.

“Kjo e keqe duhet të kalojë dhe të vinë ditë më të mira për ekonominë e Maqedonisë”, thuhet në fund të kumtesës së kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat