Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit

Maqedonia

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 12:27
Talat Xhaferi

Nëpërmjet një njoftimi, kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut uroi festën e Fitër Bajramit.

“Pas përfundimit të agjërimit tridhjetë ditor të Ramazanit, muajit të kushtuar mirësisë, dashurisë dhe faljes, e pritëm edhe festën e madhe të Ramazan Bajramit. Festat janë ditë të veçanta të cilat kanë në vete bukuri të veçantë, e inkurajojnë respektin e ndërsjellë, e zmadhojnë gëzimin dhe bukurinë e jetës, ndarjen me familjen, me të afërmit dhe me të gjithë përreth nesh. Si qenie njerëzore, jemi të bekuar me të gjitha vlerat dhe veçoritë njerëzore të cilat na mundësojnë ta ndajmë me të gjithë atë që mundemi dhe që dimë dhe prandaj ju uroj që këto ditë festive ti ndani sa mundeni me të gjithë që ju rrethojnë. Kjo do ju mbushë me një energji të bukur dhe pozitive, do na bëjë njerëz më të mirë, për neve vetë, për të afërmit tanë dhe për shtetin tonë. Ju uroj që nëpër jetë t’ju udhëheqë mendimi i mirë dhe respekti i ndërsjellë ndërsa shtëpitë tu jenë mbushur me gëzim dhe buzëqeshje, mirëqenie, përparim dhe sukses në çdo fushë të jetës”, uron Xhaferi.

Në fund Xhaferi shfrytëzon edhe një herë rastin që të urojë Fitër Bajramin dhe ditë të bukura festive përplot paqe dhe lumturi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat