Pikë pagesa të reja në rrugët e Maqedonisë

Maqedonia

Pikë pagesa të reja në rrugët e Maqedonisë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:42
Autostradë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj shqyrtoi dhe miratoi informacionin sipas të cilit u miratua vendimi për shumën dhe mënyrën e mbledhjes së taksës për shfrytëzimin e rrugës-pikë pagesat.

Vendimi është marrë për futjen e pikë pagesave në rrugët e reja të autostradës Demir Kapi-Gjevgjeli, Miladinovc-Sveti Nikollë dhe Sveti Nikollë-Shtip, si dhe mundësinë e pagesës elektronike të taksave me kartela elektronike smart kontaktuese dhe me bileta për tarifa të papaguara me urdhër për pagesë.

Përveç kësaj, me propozimin e Ministrisë së Financave, Qeveria sot miratoi propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligim sipas marrëveshjes për huazim me qëllim të financimit të projektit për ndërtimin dhe instalimin e një sistemi elektronik të mbledhjes së taksave përgjatë Korridorit 8 dhe autostradës Miladinovc- Shtip, që do të lidhet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe NP “Rrugët Shtetërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat