Padi penale kundër dy personave për kryerjen e 21 vjedhjeve në Gostivar

Maqedonia

Padi penale kundër dy personave për kryerjen e 21 vjedhjeve në Gostivar

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:34
Vjedhje

Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër K.F. (35) dhe R.I. (38) nga Gostivari për shkak të dyshimit se kanë kryer 21 vepra penale “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.

Nga MPB thonë se gjatë periudhës nga 22 dhjetori 2017 deri më 17 prill të këtij viti në rrethinën e Gostivarit, në shtëpi, vetura dhe ordinanca stomatologjike, nëpërmes thyerjes së dyerve kanë hyrë brenda dhe kanë marrë para, aparate elektrike, kompjuter, me çka kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 797.900 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat