Zaev për thirrjet nacionaliste: Bëhet fjalë për individë, duhet të sillemi në mënyrë evropiane

Maqedonia

Zaev për thirrjet nacionaliste: Bëhet fjalë për individë, duhet të sillemi në mënyrë evropiane

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:25
Zoran Zaev

“Ne jemi kemi fituar titullin e kampionit në Evropë dhe duhet të sillemi në mënyrë evropiane”.

Këtë e ka thënë kryeministri i vendit Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Bruksel, duke folur për thirrjet e mbrëmshme nacionaliste të tifogrupit “Komitët”, të cilët ofenduan shqiptarët.

“E di se bëhet fjalë për individë. Kam pasur mundësinë të takojë hendbollistët e Vardarit, trajnerin dhe kanë premtuar se do të japin të drejtë që të gjithë të gëzohen për titullin evropian”, tha Zaev.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme tifozët e Vardarit “Komitët” në festën e titullit të kampionit evropian, kanë lëshuar thirrje kundër shqiptarëve.

Nga MPB gjatë ditës së sotme njoftuan se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin publik dhe paqen.

Gjithashtu nga MPB thanë do të sanksionohet në mënyrë rigoroze çdo përpjekje për të shkaktuar një aksident, siç është bërë në festimet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat