Qeveria e Holandës me ton pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Qeveria e Holandës me ton pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:06
BE

Qeveria e Holandës mbështet “të gjeturat” e Komisionit Evropian se autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë hapa pozitivë gjatë vitit të kaluar.

Ky vlerësim është përfshirë në një letër që ministri i Jashtëm holandez Steff Bllok, sot e ka dërguar në Kuvend në Hagë – dokument që duhet të jetë bazë për debat dhe pajtim eventual i Kuvendit që qeveria e kryeministrit Mark Rute, të mbështet nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Sipas “360 shkallë”, Holanda së bashku me Francën, janë ndër vendet-anëtare që mbështesin më së shumti zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Në letrën e ministrit Bllok, gjithashtu përshëndetet fakti për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale në mënyrë demokratike. Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit sipas qeverisë holandeze, është shembull për gjithë rajonin.

“Në vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka arritur rezultat në reformatimin e gjyqësorit dhe ka pasur fillim të mirë në sjelljen e aktgjykimeve në raste të larta. Shërbimet e sigurisë janë reformuar në mënyrë të kujdesshme, me kontroll më të mirë dhe ndarje të fuqisë”.

“Është iniciuar reformë në administratën publike. Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit mundëson forcë më të madhe hetuese për Komisionin Antikorrupsion, i cili tashmë ka filluar me hetime”, thuhet në letrën e ministrit Bllok.

Ai cek se duhet të merren hapa të rëndësishëm për miratimin e ligjit për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat