Umbrasas: Jemi të lumtur dhe ju presim në NATO

Maqedonia

Umbrasas: Jemi të lumtur dhe ju presim në NATO

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:05
Vitautas Umbrasas

Është mirë të jeni me aleatët e rinj, ne jemi të lumtur dhe ju presim në NATO, tha zv. ministri i Mbrojtjes të Lituanisë, Vitautas Umbrasas, gjatë vizitës së sotme në vendin tonë dhe hapjen e stërvitjes “Goditje e vendosur”.

Gjatë vizitës, Umbrasas dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti patën një takim në Ministrinë e Mbrojtjes, duke u fokusuar në bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, integrimin euroatlantik dhe përvojat e fituara.

Maksuti shprehu mirënjohje për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësimin dhe mbështetjen që Lituania i jep vendit tonë në rrugën drejt NATO-s.

Ai tha se marrëdhëniet me Lituaninë janë të një rëndësie të madhe në lidhje me pranimin tonë në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe përvojat lituaneze në integrimet euroatlantike janë veçanërisht të rëndësishme.

Umbarasas tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO duhet të vazhdojë me moton “Të gjithë për një, edhe një për gjithë”.

“Është mirë që të jesh me aleatët e rinj, jemi të lumtur dhe ju presim në NATO. Ne kemi nevojë për ju dhe ju keni nevojë për ne”, tha Umbrasas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat