Palmer: Nëse BE nuk cakton datë në qershor, do të ketë në korrik ose tetor

Maqedonia

Palmer: Nëse BE nuk cakton datë në qershor, do të ketë në korrik ose tetor

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 08:47
Mathew Palmer

Zv.ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Mathew Palmer, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk sjellë datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor, atëherë kjo do të ndodh në korrik ose tetor.

Ai thotë se ka disa probleme lidhur me kohën e sjelljes së vendimit në Bundestagun gjerman.

“Nuk e di nëse fokusi do të jetë të sjellet vendimi në qershor, ose në korrik apo tetor, varësisht nga procedurat e brendshme në Bundestag. Gjithsesi, SHBA-të shpresojnë dhe mbështesin Këshillin e Evropës për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut”, tha Palmer.

Ai shtoi se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është një nga arritjet më të mëdha diplomatike në Ballkan pas Dejtonit.

Megjithatë, ai deklaroi se edhe përkrah punës së bërë, shteti edhe shumë reforma për të zbatuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat