Shkup, 12 aksidente gjatë ditës së djeshme

Maqedonia

Shkup, 12 aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:44
Aksident

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga 12 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup.

Sipas SPB Shkup, 23 vozitës kanë vozitur me shpejtësi më të madhe ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 vozitës që kanë vozitur pa marrë të drejtën për të vozitur. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacioni ka shqiptuar edhe 60 dënime për parkim jo të rregullt ndërsa me automjetin special janë ngritur 35 automjete.

Në të kuqe kanë kaluar pesë vozitës ndërsa tre të tjerë nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vizëbardha. Pesë vozitës nuk kanë përdorur rripin e sigurisë dhe 12 vozitës kanë përdorë telefonin derisa kanë vozitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat