Grubi me letër për kolegët nga BE, kërkon të mbështetet vendi që të realizojë ëndrën evropiane

Maqedonia

Grubi me letër për kolegët nga BE, kërkon të mbështetet vendi që të realizojë ëndrën evropiane

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:19
Artan Grubi

Kryetari i Komisionit kuvendar për çështje kuvendare, Artan Grubi drejtoi letër deri te kolegët e Bashkimit Evropian ku bëhet apel të përkrahet vendi dhe ëndrra evropiane e vendit me vërtetim të rekomandimit për marrjen e datës për fillim të bisedimeve në qershor.

“Data neve na hap derën e shkollës ku ne vazhdimisht do të mësojmë dhe do t’i kalojmë 35 testet që ne fund të diplomojmë. Ju në mënyrë miqësore na inkurajoni të tregojmë lidership dhe t’i zgjidhim çështjet tona, ashtu siç edhe bëmë, dhe tani, gjithashtu, ne në mënyrë miqësore ju inkurajojmë të na jepni mundësi”, thotë Grubi.

Ai shton se përcaktimi i shtetit për anëtarësimin në BE është pa mëdyshje, mbipartiake dhe e vërtetuar edhe në këtë përbërje të Kuvendit, me votim unanim të Deklaratës për përshpejtim të proceseve reformatore dhe integruse për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat