Maqedonia e Veriut në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Strasburg

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Strasburg

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:57
Gjykata e Strasburgut

Maqedonia është në mesin e 10 shteteve me më së shumti ankesa në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Vitin e kaluar deri te kjo gjykata janë dorëzuar 370 ankesa nga ku 234 janë pranuar dhe 136 janë refuzuar. Gjykata shqiptuar 12 vendime ku përfshihen 15 lëndë ndërsa shteti duhet të paguajë 125.000 euro në bazë të këtyre vendimeve.

Në seancën e sotme të komisionit anketues kuvendar u prezantua raporti për vitin 2018 si dhe disa raste ku shteti ka humbur. Gjykata e Strasburgut ka marrë vendim se në ‘rastin Asani’ që ka të bëjë me vrasjen e tre policëve në hyrje të Haraçinës ku u shqiptuan dënime të përjetshme ka shkelje të procedurës, përkatësisht dëshmitarët nuk janë dëgjuar në seancë dhe me këtë është kufizuar mbrojtja e tyre.

Gjykata ka marrë vendim se Velija Ramkovskit dhe Bajrush Sejdiut u janë shkelur të drejtat për shkak se është vazhduar paraburgimi pa pasur arsye.

Vitin e kaluar gjykata ka marrë vendim në favor të zëvendësministrit Jani Makraduli ku i është shkelur liria e shprehjes.

Ky komision e shqyrtoi edhe raportin e komisionit për mbrojtje dhe diskriminim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat