Më shumë se gjysma e vendeve anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar protokollin për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Më shumë se gjysma e vendeve anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar protokollin për Maqedoninë e Veriut

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Me ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që e bëri Gjermani, 16 nga 29 vende-anëtare e kanë zyrtarizuar anëtarësimin e vendit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë.

Gjermania është vendi i 16 që e ka ratifikuar protokollin, ndërsa autoritetet në vend, por edhe përfaqësuesit e Aleancës presin që gjithë ky proces të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur edhe do të mbahet Samiti i NATO-s në Londër.

Nëse procedura e ratifikimit të protokollit nuk përfundon në dhjetor, atëherë pritet që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta të plota në fillim të vitit tjetër.

Protokollin për anëtarësim pardje e ratifikoi edhe Norvegjia, ndërsa ministri i Jashtëm Eriksen Soreide tha se ky është hap i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Ndryshe, ambasadorët e 29 vendeve-anëtare më 6 shkurt në selinë e NATO-s e nënshkruan protokollin për anëtarësim, ndërsa e para që e ratifikoi ishte Greqia. Pritet që këtë muaj protokolli të futet në procedurë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat