Pamje nga përleshja e tifozëve polak në Shkup, MPB jep detaje

Maqedonia

Pamje nga përleshja e tifozëve polak në Shkup, MPB jep detaje

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:47
Tifozët polak

Gjatë ditës së djeshme tifozët polak në një kafene në qendër të Shkupit, kanë shkaktuar kaos të vërtetë, pasi janë përleshur mes vete.

Fillimisht dukej se ishte luftë fizike midis polakëve dhe njerëzve në kafene, por më pas u mësua se tifozët polak janë rrahur në mes vete.

Nga MPB sot informojnë se rreth orës 20:00 kanë marrë denoncim se në një objekt në sheshin “Maqedonia” është prishur rendi dhe qetësia publike nga tifozët polak, të cilët kanë ardhur në Shkup për të ndjekur ndeshjen futbollistike mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

“Zyrtarët policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar përleshjen fizike, ndërsa në stacionin policor në Qendër janë sjellur personat P.M.B (30), P.V (38), K.K (26) dhe S.V.B (40) të gjithë shtetas të Polonisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë të punojnë për të zbardhur këtë rast.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Polonia do të përballen sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat