Shkup, biletat falas të nxënësve nuk do të vlejnë gjatë pushimit veror

Maqedonia

Shkup, biletat falas të nxënësve nuk do të vlejnë gjatë pushimit veror

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:23
Ndërmarrja Publike Transportuese - Shkup

Ndërmarrja Publike Transportuese Shkup informon se për shkak të përfundimit të vitit shkollor, biletat pa pagesë për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë kohës së pushimit veror.

Biletat e nxënësve të shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa të nxënësve të shkollave të mesme deri më 20 qershor.

NPT Shkup njofton se do të ofrojë mundësi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (nuk vlen për ata që këtë vit përfundojnë vitin e katërt) me çmime më të lira të blejnë biletë mujore për korrikun dhe gushtin në vlerë prej 600 denarëve për një muaj.

Për blerjen e biletave sezonale për nxënësit, është e nevojshme të dorëzohet vërtetim për ndjekje të mësimit.

Ndërsa nga NPT shtojnë se biletat falas të studentëve do të vlejnë edhe gjatë pushimit veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat