Është djegur vendkalimi kufitar Zllatarevë me Bullgarinë

Maqedonia

Është djegur vendkalimi kufitar Zllatarevë me Bullgarinë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:39

Zjarri i djeshëm që shpërtheu në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë ka djegur tërësisht ndërtesën administrative të palës bullgare.

Autoritetet në Maqedoni informojnë se komunikacioni për makinat ngarkuese është ndaluar, ndërsa lëshohen vetëm makinat e udhëtarëve.

Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë.

Edhe shërbimet doganore bullgare edhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat