ASH: BDI vazhdon me avazin e vjetër, terrorizon inspektorin e arsimit!

Maqedonia

ASH: BDI vazhdon me avazin e vjetër, terrorizon inspektorin e arsimit!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:24
Aleanca për Shqiptarët

Fjala e urtë popullore “Ujku qimen e ndërron por zanatin se harron” i
ngjason sjelljes së BDI-së, e cila e ndërron partnerin e koalicionit,
por vazhdon me presione ndaj atyre që zbulojnë pisllëqet e tyre.

Kjo po ndodh edhe me inspektorin e Arsimit Gjorgji Ilievskin, ndaj të
cilit po bëhet terror dhe presion sepse zbuloi skandalet në USHT, për
thirrjet shkencore-mësimore të zyrtarëve të BDI-së të cilët i kishin
marrë ata në mënyrë të jashtë ligjshme, edhe atë Ministri aktual i
Arsimit Arbër Ademi dhe Zv. Ministri i MPB-së Agim Nuhiu.

BDI dhe Ministri Arbër Ademi, sigurisht kanë ndikuar edhe ndaj
Inspektoratit të Arsimit i cili është nën kompetencë të Ministrit
Ademi dhe që ky inspektorat në vend që të hetojë rastin ai distancua
nga pohimet e Inspektorit te Arsimit z. Ilievskit

Është koha që Prokuroria Publike të merret me këtë skandal dhe ta
zbardh atë, aq më tepër të hetojë rastin se a është bërë presion dhe
mobing ndaj inspektorit Ilievski, i cili vetë kishte deklaruar se zv.
Ministri i Policisë Agim Nuhiu, disa herë kishte lajmëruar inspektorin
e arsimit që ta hesht rastin dhe mos ta bëjë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat