Papunësia në Maqedoninë e Veriut është ulur në 17.8 përqind

Maqedonia

Papunësia në Maqedoninë e Veriut është ulur në 17.8 përqind

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika sot ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë është ulur në 17.8 përqind.

Lidhur me tremujorin e katërt vitin e kaluar, shkalla e papunësisë u zvogëlua për 1.6 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë vitin e kaluar 3.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në tremujorin e parë të vitit 2019, popullata aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 960.743 persona, prej të cilëve të punësuar janë 789.414 persona, ndërsa 171,329 persona janë të papunësuar.

Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 57.1 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë 46.9 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat