Spasovski: Institucionet shtetërore të lirohen nga personat e lidhur me struktura kriminale

Maqedonia

Spasovski: Institucionet shtetërore të lirohen nga personat e lidhur me struktura kriminale

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:44
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka thënë se të gjitha institucionet duhet të bëjnë veting mbi të punësuarit.

Ai tha se në Ministrinë e Punëve të Brendshme “ka filluar procesi i eliminimit të njerëzve që kanë lidhje me strukturat kriminale”.

“Është e rëndësishme që të gjitha institucionet e shtetit të kenë në mendje se realizimi i këtij vullneti politik për luftë kundër krimit të organizuar është e përbashkët dhe të gjithë duhet të ballafaqohemi me njerëzit që nuk duan t’i përmbushin detyrat profesionale”, tha Spasovski.

Ai kërkoi nga institucionet që sa më parë të lirohen nga persona të inkriminuar, ndërsa profesionistëve ju bëri thirrje ta bëjnë punën në mënyrë efikase kundër krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat