Zaev thotë se Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Zaev thotë se Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:55
Zaev dhe Merkel

Kryeministri Zoran Zaev beson se “qershori dhe korriku, janë të arritshëm”, për të marrë datë për negociatat me BE-në. Në të kundërtën ai thotë se nuk mund të garantojë që shumica parlamentare do të jetë stabile.

“Nëse dikush e meriton të anëtarësohet në BE, ajo është Maqedonia e Veriut. Këtë e tregojnë të gjitha vendet anëtare. Unë i kuptoj aspektet regjionale, këto ditë janë shumë të rëndësishme. Javën e ardhshme do të kem takim me Angela Merkelin. Ne jemi partnerë seriozë dhe besoj se do të ketë vendime pozitive”, tha Zaev.

Ai shtoi se kancelarja Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut.

“Ajo ishte këtu para referendumit, në ditën e pavarësisë, na dha mbështetje për procese të këtilla dhe besoj se përmes bisedimeve do të gjejmë hapat tonë të ardhshëm”, tha Zaev.

Në rast se vendosën ta kthejë mandatin, Zaev tha se ka dy opsione: ose zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij, nuk janë të mira për ekonominë, ose marrje të mandatit të ri nga presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat