Ankohet Spasovski: Ne arrestojmë, institucionet tjera i lirojnë njerëzit

Maqedonia

Ankohet Spasovski: Ne arrestojmë, institucionet tjera i lirojnë njerëzit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:05
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski thotë se MPB arreston ndërsa institucionet tjera i lirojnë personat.

Ai u ankua se problemi nuk është tek institucionet, por te disa njerëz që marrin vendime të tillë për interesa personale.

“Është e rëndësishme që të gjitha institucionet ta dinë se lufta ndaj krimit të organizuar është qëllim i përbashkët dhe se të gjithë së bashku duhet të menaxhojmë me njerëzit që nuk duan t’i përmbushin obligimet e tyre profesionale për shkak të interesit personal dhe partiak”, tha Spasovski.

Sipas tij institucionet duhet sa më shpejtë të lirohen nga këto personalitet dhe se profesionistët duhet të punojnë në mënyrë efikase kundër krimit të organizuar.

Ai potencoi se MPB do të bëjë veting, por ju bën apel institucioneve tjera që ta zbatojnë të njëjtin proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat