Pas incidentit të djeshëm, MPB ka arrestuar 223 tifozë nga Polonia

Maqedonia

Pas incidentit të djeshëm, MPB ka arrestuar 223 tifozë nga Polonia

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:47
Incidenti

MPB ka arrestuar 223 persona pas incidenteve të djeshme në parkun e qytetit, kur erdhi deri tek një konflikt në mes tifozëve të Polonisë.

Nga Ministria thonë se kundër tyre janë paraqitur parashtresat e duhura para gjykatës kompetente për kundërvajtje.

Tifozët dje janë përleshur, pak para fillimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të kualifikimeve për “KE 2020” midis kombëtareve të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

Policia ndërhyri dhe të arrestuari për procedim të mëtejshëm me autobusin e NTP u dërguan në stacionet e policisë në Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh dhe Gjorçe Petrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat