Nikollovski: LSDM mbështet iniciativën për ndryshim në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Nikollovski: LSDM mbështet iniciativën për ndryshim në Kodin Zgjedhor

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:47
Ljupço Nikollovski

Nga partia në pushtet LSDM thonë se edhe ato si Presidentit Stevo Pendarovski janë për ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Atë që e deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski, se e mbështet modelin transparent të zgjedhjeve me lista të hapura, është gjithashtu pikë nga programi ynë zgjedhor. Ne e hapëm këtë çështje para zgjedhjeve dhe pastaj për disa herë”, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, i cili kohët e fundit është sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje e gazetarëve, Nikolovski theksoi se megjithatë, është e nevojshme konsensusi i të gjitha partive politike ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Ne jemi të gatshëm ta rihapim këtë çështje dhe për diskutim. Parimi i një njësie zgjedhore do të thotë demokraci edhe më e madhe. Ne duam të përfshijmë qytetarët në procesin e vendimmarrjes”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat