Gjendet trupi i një 64-vjeçare në lum

Maqedonia

Gjendet trupi i një 64-vjeçare në lum

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Trupi i një 64-vjeçare C.P. nga Koçani është gjetur dje në lumin “Orizarska”, drejt fshatit Reçan nga Koçani, njoftojnë nga MPB.

“Më 07.06.2019 në orën 15:15 në stacionin policor të Koçanit është paraqitur se në lumin “Orizarska”, drejt fshatit Reçan i Koçanit është vërejtur në trup i gruas. Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet policore nga stacioni policor në Koçan dhe është konstatuar se bëhet fjalë për C.P. (64) nga Koçani dhe është konfirmuar vdekja pa shenja të dhunës”, deklarojnë nga MPB.

Pas urdhrit të prokurori publik trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi, ndërsa pastaj iu është dorëzuar familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat