LD e Maqedonisë: Me një njësi zgjedhore Kuvendi do të shprehë vullnetin real të qytetarëve

Maqedonia

LD e Maqedonisë: Me një njësi zgjedhore Kuvendi do të shprehë vullnetin real të qytetarëve

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 20:55
Kuvendi i Maqedonisë

Lidhja Demokratik (LD) konsideron se për demokratizimin e shtetit, rritjen e përgjegjësisë së autoriteteve dhe çmontimin e 30-vjeçarit, siç thonë ata, të një sistem njëpartiak, janë të domosdoshme ndryshimet sistematike, përfshirë modelin zgjedhor.

Lidhja Demokratike është për një model proporcional të zgjedhjeve, Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Analiza e përgatitur nga LD tregon se vetëm me një njësi zgjedhore, përbërja e Kuvendit do të jetë reflektim i vërtetë i përcaktimit të qytetarëve dhe në marrjen e vendimeve vendimtare për shtetin dhe qytetarët do të marrin pjesë më shumë subjekte politike”, thuhet në deklaratën e kësaj partie politike.

Nga atje mbështesin nismën e Presidentit Stevo Pendarovski për të hapur një debat për modelin zgjedhor, por siç thonë ata, tani për tani partitë e mëdha nuk janë të gatshme të krijojnë kushte për mundësi të barabarta zgjedhore për të gjithë dhe humbje të pozitës së tyre monopoliste.

Prandaj, Lidhja Demokratike i kërkon publikisht LSDM-së, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së të mbështesin nismën për ndryshime në modelin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat