Studentët e UEJL-së me letër të hapur për kancelaren Merkel dhe presidentin Makron

Maqedonia

Studentët e UEJL-së me letër të hapur për kancelaren Merkel dhe presidentin Makron

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:13
Angela Merkel dhe Emanuel Makron

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) kanë shkruar letër të shoqëruar me nënshkrimet e tyre, të cilën ia kanë drejtuar kancelares Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Makron, të ndikojnë në epilog pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Studentët u kanë bërë thirrje edhe studentëve të universiteteve tjera t’i bashkangjiten kësaj nisme.

“Ne, studentët e një Universitetit me prefiks Evropian të themeluar nga iniciativa Evropiane, respektivisht nga Komisioneri për Pakica Kombëtare Max van der Stoel, me studime, kurikula, staf dhe frymë liberale, tanimë jemi të përgatitur edhe mentalisht për një Evropë të përbashkët!

Duke ndjekur situatën e fundit në lidhje me caktimin e datës për fillim të bisedave për aderim në UE, druajmë për një epilog brengosës për vendin tonë, ardhmëria e të cilit gjendet në një kryqëzim vendimtarë.

Konsiderojmë se vendi ynë ka punuar shumë në drejtim të përmbushjes së kushteve të nevojshme për fillimin e bisedave për aderim  në UE,  dhe natyrisht jemi të vetëdijshëm për nevojën e angazhimit të mëtejshëm, më konkretisht në kapitujt 23 dhe 24. Megjithatë, pa mbikëqyrje nga Brukseli zyrtar, në RMV përmirësimi i situatës në veçanti në këto dy kapituj është thuaj se i pamundur.

Ju jeni ata që mund të ndikoni në fuqizimin e vlerave perëndimore, në pavarësimin dhe efikasitetin e gjyqësorit, si dhe përjashtimin e drejtësisë selektive.

Ju jeni ata që mund të ndikoni në rritjen e vlerave të vërteta evropiane në kuadër të lirisë së medieve.

Ju jeni ata që mund të krijoni standarde në të gjitha sferat, ashtu siç keni ditur të kultivoni në sistemet e shteteve tuaja.

Në emër të këtyre standardeve, na mundësoni që edhe ne të rinjtë nga RMV të bëhemi pjesë e shtëpisë së përbashkët të UE-së.

Ftohen studentët e të gjitha Universiteteve në RMV që ti bashkëngjiten kësaj iniciative!”, thuhet në letrën e studentëve të UEJL-së.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat