ASH: Bëni mirë të pushoni së lari kokën me akull qytetarëve!

Maqedonia

ASH: Bëni mirë të pushoni së lari kokën me akull qytetarëve!

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:33
Aleanca për Shqiptarët

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët deklarojnë se në mungesë të rezultateve të realta, në kohën kur Bashkimi Evropian në raportin e fundit tërhoqi vërejtjen për strukturë të prishur të tregut të punës në RMV, Kryeministri, Ministri i Ekonomisë e zëvendësa, ngushëllimin për dështimet e kërkojnë përmes numrash e përqindjesh për ulje të papunësisë dhe rritje ekonomike.

Nga atje thonë se kur deklaroni që shkalla e papunësisë në tre mujorin e parë 2019/I, ka rënë në 17,8%, po keqpërdorni qytetarët që janë këtu, në emër të atyre që i detyruat ta braktisin vendin.

“Sipas Entit Shtetërorë për Statistika të RMV-së, nga 2018/I gjer në 2019/I, shkalla e punësimit shënon rritje për 2.3%, kjo për shkak se migrimi i punëtorëve ka detyruar punëdhënësit që në sigurim ti paraqesin punëtorët që nga dita e parë e punësimit, duke bërë që të rritet punësimi legal e jo për shkak të ndonjë mase qeveritare për rritje të punësimit.

Ndërsa nga 2018/I gjer në 2019/I shkalla e papunësisë ka rënë për 3.8%. Pra, punësimi rritet për 2.3% ndërsa papunësia zvogëlohet për 3.8%”, thonë nga Aleanca.

Nga Aleanca për Shqiptarët pyesin se ku janë 1.5% e qytetarëve të cilët nuk janë te shifrat e të punësuarve por që ndikojnë në uljen e shkallës së papunësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat