“Kathimerini”: Nuk ka datë për Shkupin, për herë të parë s’do të jetë fajtore Greqia

Maqedonia

“Kathimerini”: Nuk ka datë për Shkupin, për herë të parë s’do të jetë fajtore Greqia

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:55
Maqedoni - Greqi

Nuk ka datë për Shkupin dhe për herë të parë Athina nuk do të jetë fajtore për këtë, shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”.

Shkupi zyrtar nuk duket i shqetësuar se Kryakos Mitsotakis i Demokracisë së Re shpejt vjen në pushtet në Greqi dhe humbet mikun e “Alexis Tsipras”, shkruan “Kathimerini”.

Sipas gazetës, politikanët e Maqedonisë së Veriut ishin të bindur se pavarësisht mospajtimit me marrëveshjen e Prespës, Mitsotakis do të mbetet në përputhje me parimin e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi.

Por Georges Koumoutsakos i Demokracisë së Re dhe ndoshta Ministri i Jashtëm i së ardhmes për “Kathimerini” tha se Demokracia e Re do të bëjë gjithçka për të zbutur pasojat negative, siç është çështja kryesore për emrin e produkteve maqedonase.

Gazeta kujton që Greqia, si një anëtare e plotë e BE-së, nuk humbet të drejtën për të vënë veton në fazat e hapjes së kapitujve edhe pasi Maqedonia të marrë datë për negociata këtë verë apo në vjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat