Panariti: Shqipëria nuk është pengesë për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Panariti: Shqipëria nuk është pengesë për Maqedoninë e Veriut

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:59
Edmond Panariti

Shqipëria nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian sepse vlerësimet bëhen në bazë të përparimit dhe as që është punuar, tha ish-shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Edmond Panariti për gazetën “Koha”.

“Si proces, Shqipëria nuk është pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, sepse vlerësimet bëhen në bazë të meritave. Duke parë perspektivën në bazë të baraspeshës në rajon dhe perspektivës së vendeve ton për definimin e tyre ose trajtim diskriminues, vullneti i Komisionit Evropian është që në të njëjtën kohë të hapen bisedimet me të dyja vendet”, tha Panariti.

Megjithatë, shtete të caktuara kanë qëndrime të veçanta për vendet tona.

“Për shembull Holanda, është kategorike në qëndrimin e saj drejt Shqipërisë që të mos i jepet datë për bisedime, ndërsa ka qëndrim pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, për të dyja vendet është më e qartë pozicioni i Francës”, tha Panariti.

Sipas tij, nëse nuk u caktohet datë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rritet mundësia për ndikimin rus ose ndikim tjetër në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat