Karakaçanov kritikon Komisionin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me Goce Dellçevin

Maqedonia

Karakaçanov kritikon Komisionin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me Goce Dellçevin

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:26
Krasimir Karakaçanov

Lideri i OBRM-së dhe zv. kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, e ka kritikuar Komisioni ndër resorë të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila duhet pastroj çështjet histori dhe arsimore në mes të dyja vendeve. Ai konfirmoi se Komisioni ka “ngecur” kur ka ardhur radha tek jeta dhe pjesa e Goce Dellçevit.

Në deklaratën për media, OBRM thotë se “Shkupi nuk donë t’ia dijë se Goce Dellçevë është bullgar, fakt që ka qenë vërtet, e dokumentuar dhe njohur personalisht nga ai.

Sipas Karakaçanovit, politikanët e Maqedonisë sugjerojnë që Komisioni të bashkohet rreth vendimit se Goce Dellçev është fëmijë i pjesës së lirisë maqedonase, i cili ka qenë i respektuar edhe nga populli i Bullgarisë, përcjell gazeta bullgare “Dnevnik”.

Në takimin në Shkup të premten, Komisioni pastroi çështjen e historisë antike.

“Për mua, ky propozim është një tallje e padiskutueshme, e cila në fakt minon procesin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Deri më tani, procesi me Shkupin është kryesisht për shkak të bujarisë së Sofjes dhe përkushtimit ndaj faktorëve ndërkombëtarë. Por është koha që Bullgaria të konsolidojë pozicionin e saj, ashtu si pala greke”, tha Karakaçanov.

Shkupi shpreson se puna e Komisionit të Përbashkët, sipas Karakaçanov, do të legjitimojë disa përpilime të trillimeve, të ndërthurura me fakte shkencore.

“Nëse kjo vazhdon, delegacioni bullgar duhet të ngrihet nga tavolina me të gjitha pasojat e mundshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO. Fajësia për këtë nuk do të jetë e jona”, tha Karakaçanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat